Bizneset të fokusohen në digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër

AZESKI: BIZNESI FAKTOR KOHEZIV PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE NË BALLKAN”

Bizneset në Ballkanin Perendimor të fokusohen në digjitalizim dhe agjendën e gjelbër ishin mesazhet që u dhanë nga Odat Ekonomike të Kosovës Serbisë dhe RMV-së. Sipas tyre, biznesi faktor koheziv për zgjidhjen e problemeve në ballkan.

Lulzim Rafuna kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Branko Azeski i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ishin pjesëmarrës në takimin e Platformës së Biznesit BE-Ballkani Perëndimor nëë organizim të Forumit të Investimeve të odave ekonomike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna u shpreh se e rëndësishmja e këtyre takimeve është se diskutojmë barrierat dhe kërkimin e zgjidhjeve. Sipas tij, puna e tyre është urë dhe ndihmë për bizneset të cilët do të marrin parasysh digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër që t’i bëjë gati për sfidat e tyre në BE.

“Ne nuk jemi organ vendim marres siç është qeveria qe merr vendime ekzekutive, jemi trup konsultativ që lobojmë për interesat dhe kërkesat e biznesit, për të përgatitur biznesin dhe në çdo takim ne marrim vendime ose ne forme të konkluzioneve arrijmë tek përfundimi se çfarë duhet të bëjmë” – tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës ekonomike të Kosovës.

Kryetar i Odës Ekonomike të RMV-së  Branko Azeski ndër tjerat tha se ky takim është shumë i rëndësishëm si për Forumin e Investimeve po ashtu edhe për Oden ekonomike të RMV-së sepse siç tha pa zhvillim ekonomik nuk mund të ecim përpara.

Sot kemi një takim serioz të biznesmenëve më të suksesshme, anëtar të këshillit regjional, dhe për momentin bëjmë strategji të reja të cilat kanë të bëjnë me frymën e kohës, sot këtu hapim hapësirë për anëtarësimin tonë në agjendat e gjelbër, agjendat digjitale dhe të gjitha format tjera të biznesit, jetës dhe ekologjisë të cilat do të jenë dominonte në periudhën e ardhshme e për të cilën kompanitë duhet të jenë të përgatitura” – tha Branko Azeski – kryetar i Odës Ekonomike të RMV-së.

Sipas Azeskit Ballkani ka qenë problem i Evropës për qindra vite dhe nuk ka ndryshuar në atë pjese, faktor i vetëm, sipas tij, është  biznesi që të ndihmoje dhe kontribuojë për tejkalim të problemeve të Ballkanit të cilat siç tha nuk do të jenë të zgjidhura as nga gjeneratat tona. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share