Kabineti i Pendarovskit: A qëndron VMRO-DPMNE pas gjuhës së urrejtjes në rrjetin X?!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

A qëndron VMRO-DPMNE-ja pas më shumë se 200 faqeve në rrjetin X që për çdo ditë përhapin gjuhë të urrejtjes?

Pyetja shtrohet nga Kabineti i Presidentit Pendarovski, duke pohuar se retorika në këto faqe I gjason VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre, këto profile vite me radhë përhapin edhe qëndrime antishqiptare dhe antiperëndimore.

“Edhe pse nga VMRO-DPMNE thonë se nuk do të zhvillojnë fushatë të zezë kundër Presidentit Pendarovski, për çdo ditë publikohen video manipulative që nxirren nga konteksti. VMRO-DPMNE duhet të përgjigjet para opinionit nëse qëndron pas këtyre profileve dhe nëse në rrjetet sociale pikërisht ata janë autorë të fushatës së zezë” – thonë nga Kabineti Pendarovskit.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja vazhdon me sulmet ndaj kandidaturës për mandat të dytë të Presidentit Pendarovski. Sipas tyre, ai ka shkelur dinjitetin e Maqedonisë dhe qytetarëve.

“Harrojnë se sa shpejt i ndryshonte qëndrimet lidhur me ndryshimin e Kushtetutës ose për të pranuar marrëveshjen bullgare. Me të drejtë populli thotë se nuk kemi shtet me Pendarovskin si president. Me të në krye Maqedoninë e kemi gjithnjë e më pak” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Ndryshe, nga Kabineti I Pendarovskit thonë se VMRO-DPMNE është e njëjta parti që në mënyrë të paturpshme bën censurë, parti e cila gjatë sundimit mbylli mediat më të mëdha dhe ishte shënuar rënia më e madhe në lirinë e mediave. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share