A keni takuar ndonjëherë dikë në punë, apo në një ambient tjetër dhe kur e keni parë disa ditë më pas, nuk e mbanit mend emrin ose ja kishit harruar portretin? Ose shihni shumë filma, por nuk i fiksoni dot emrat e personazheve?
Nëse po, nuk jeni të vetmit! Javën e kaluar, Joanna Lumley zbuloi se vuante nga prosopagnosia, një gjendje neurologjike e njohur si “verbëria e fytyrës” dhe e karakterizuar nga paaftësia për të njohur fytyrat e njerëzve.
Sipas një studimi të botuar në revistën Cortex në shkurt, miliona prej nesh mund të kenë prosopagnosti pa e ditur fare se kjo gjendje ekziston.
Më parë mendohej se prekte midis 2.5% të popullsisë globale, por në fakt studiuesit thonë se prosopagnosia mund të prekë një në 33 persona.
Të diagnostikuar me prosopagnosia janë dhe Patricia Hewitt apo Duncan Bannatyne.
Një psikiatër beson se kjo lloj “verbërie në njohjen e fytyrave” është rezultat i takimit me shumë njerëz. Për të kujtuar fytyrën e dikujt, ai sugjeron t’i kushtoni më shumë vëmendje mënyrës se si njerëzit ecin ose gjestikulacioneve. Ose në rast të kundërt thotë ai, duhet t’u themi paraprakisht se e kemi një problem të tillë në mënyrë që në një përballje të dytë ai/ajo mos të ofendohet./tvklan.al