Ka ndërruar jetë lehona që u hodh nga kati i parë i Gjinekologjisë

Lehona 39 vjeçare që para dy javësh u hodh nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, sonte ka ndërruar jetë përcjell KlanM.

Ngjarja fatkeqe ndodhi më 2 korrik, ndërsa pacientja për 12 ditë ishte në gjendje kritike për jetën. Mjekët nuk arritën ta mbajnë në jetë edhe përkundër përpjekjeve të shumta.

Lehona tashmë e ndjerë ishte sjellë në klinikë në javën e 36 të shtatzanisë dhe kishte lindur fëmijë të shëndoshë, por në rrethana të pasqaruara ende dhe në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike, siç përcjell KlanM, ajo ishte hedhur nga dritarja e katit të parë të klinikës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për tragjedinë u iniciua edhe një inspektimm, ndërsa ende nuk ka një raport përfundimtar edhe nga komisioni i ekspertëve në lidhje me këtë rast./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share