Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në Klan Debat u shpreh i bindur në fitoren e BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qofshin ato edhe të parakohshme. Këtë, sipas tij, e vërtetojnë të gjitha sondazhet e realizuara së fundmi.
“Kur të mbahen zgjedhjet dhe kur BDI të dalë fitues në ato zgjedhje, BDI është subjekti politik shqiptar, i cili do i përfaqësojë shqiptarët në ekzekutiv. Me këtë kompromis nuk ka. Verdikti i popullit shqiptar, legjitimiteti i popullit shqiptar përfaqësohet në kuadër të pushtetit… Ka ikur ajo kohë kur qeveritë kanë mundur të bëhen me parti më të vogla e me opsione më të përshtatshme. Disa rregulla janë vendosur në shtet. Partia politike, e cila e merr legjitimitetin e popullit shqiptar, ajo parti e përfaqëson popullin shqiptar”, deklaroi Faton Ahmeti./KlanMacedonia