K.V. “Universiteti i Tetovës” një hap pranë play off-it

VOLEJBOLL

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e raundit të shtatë të fazës së 2 në kampionatin e volejbollit për meshkuj. Derbi Liria – Universiteti i Tetovës i takoi ekipit studentor 0-3, ndërsa në Veles, Boreci mundi Shkëndijën 3-2 në sete.

Ekipi i Universitetit të Tetovës në cilësinë e mysafirit shënoi fitore maksimale 3-0 në sete 25-23, 25-22 dhe 25-15, kundër ekipit Liria të Zherovjanit. Skuadra vendase Liria, konsiderohej favorite por lëndimi i lojtarit më të mire Igor Dimkovskit që në setin e parë me të madhe ndikoi në lojë dhe në humbjen e ekipit vendas

“Kishim mundësi që të fitojmë por këto i ka volejbolli, këto i ka sporti duhet edhe me iu gëzuar fitores dhe humbjes. Deri në pikën e 17-të, shkojmë shumë mire, por nga pika e 17-të ngecim, aty kemi një mungesë shumë të madhe. Na u lëndua edhe lojtari kryesor dhe kështu arritëm në një humbje 3-0″, tha Arben Dunisha ndihmës trajner i KV Liria.

Ekipi i Universitetit të Tetovës me fitoren e mbrëmshme kundër KV Liria është një hapë pranë kualifikimit në mesin e katër ekipeve më të mira që në fazën e play off-it. Po ashtu do të vazhdojë betejën për titullin kampion i Maqedonisë së Veriut në volejboll për sezonin 2023.2024.

“Kualiteti i të dyja ekipeve është pothuajse në nivelin e njëjtë. Por unë do kisha thënë për shkak të përvojës së madhe nga ana jonë, nga Jovica Simovski dhe lojtarët tjerë arritëm që të korrim fitore ”, tha Flaurent Islami volejbolist i KV UT

Në ndeshjet tjera të javës së shtatë të Fazës së dytë, janë shënuar këto rezultate: Rabotniçki – Vesna Probishtipi 3-0, Janta Volej – Makedonija Xhio 3-2, Vardari – Susheva 0-3 dhe Boreci – Shkëndija 3-2. Ndeshja UGD Shtipi – Strumica zhvillohet më 13 mars./ Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share