Futboll: Shkëndija shumë afër ”Verës Evropiane” (VIDEO)

ARTIM SHAQIRI: JAM I KËNAQUR REZULTATIN, POR NA PRET REVANSHI

Skuadra e Shkëndijës në ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese në Konferencë ligë krijoi epërsi solide 2:0 kundër kundër ekipit armen Ararat nga Jerevani. Skuadra tetoovare me këtë fitore është një hapë pranë turit të dytë edhe pse kanë mbetur edhe 90 minuta lojë në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në Jerevan më 14 korrik

Në ndeshjen kundër Araratit skuadra kuqezi tregoi karakter dhe disiplinë duke krijuar një epërsi që jep shpresa për të kaluar në raundin e dytë. Trajneri Artim Shaqiri pas ndeshjes theksoi se është i kënaqur me rezultatin, duke përmendur se ndeshja kthyese do ta përcaktojë epilogun e kësaj përballjeje.

„Rezultati 2-0 është edhe rezultat pozitiv por është edhe një rezultat i ngushtë sepse në fush të huaj nëse pranon një gol pastaj ritet tensioni. Por thash se janë 90 minutat e para ku ne kemi në epërsi. Patëm raste për rezultat më të lartë por futbolli është i tillë. Jam i kënaqur me këtë rezultat” – tha Artim Shaqiri

Trajneri i Araratit, Aram Voskonjan, para ndeshjes mbase shfaqi optimizëm të tepruar, por si duket, nuk ka humbur shpresat se ekipi I tij do të kalojë në raundin tjetër.

Është e vërtet se e thash dje se do të kualifikohemi , por thash edhe se do të jetë shumë vështirë. Mirëpo e them se ende kemi gjasa sepse luajm para tifozëve tanë të cilët janë shumë zjart” – deklaroi Aram Voskonjan.

Për Shkëndinë ishte kjo fitorja e parë në Konferencë Ligë pas dy humbjeve vitin e kaluar me skuadrën letoneze Riga. Skuadra tetovare në rast se kualifikohet në raundin e dytë të këtij kompeticioni, do të përballen me skuadrën e FC Valmeira nga Letonia. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share