Juventusit i kthehen përkohësisht 15 pikët

Ankesa e Juventusit në “Kolegjin e Garancisë”, është pranuar si e bazuar ku tashmë klubit i janë kthyer 15 pikët që iu hoqën muaj më parë.

Sipas Goal.com, në një komunikatë të lëshuar nga Gjykata e Apelit, tashmë Juventusit i janë kthyer 15 pikë, por vetëm përkohësisht, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata e Apelit në Itali do të ketë përsëri fjalën e saj pas një muaji ku do të jepet verdikti final.

Me 15 pikët e rimarra, Juventusi tash është në vendin e tretë me 59 pikë, dy më pak se Lazio që është në vendin e dytë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share