Juventusi prioritet i Zidane

Ikona franceze ka në mendje një projekt afatgjat për bardhezinjtë ku shkëlqeu si lojtar

Majin e ardhshëm do të bëhen dy vite që kur Zinedin Zidan drejtoi për herë të fundit një ekip futbolli.

Kjo është një kohë e mjaftueshme për këdo që të humbasë oferta të rëndësishme për të drejtuar skuadra.

Megjithatë, ish-trajneri i Real Madridit nuk është kushdo. Ai mund të presë momentin e duhur dhe punën e duhur.

Sipas medias franceze RMC Sports, momenti tashmë ka ardhur dhe skuadra që Zinedine Zidane dëshiron, është Juventusi, një klub që francezi e njeh në mënyrë të përsosur që nga koha kur ka qenë lojtar nga viti 1996-2001.

Ikona franceze e futbollit ishte pranë uljes në stol te “Zonja e Vjetër” në vitin 2018, por ai më pas u rikthye te Real Madridi.

Edhe pse Juvja nuk e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, për Zidan kjo nuk përbën problem, pasi ai në mendje ka një projekt afatgjatë.

Për ta ulur në stolin e Juves, drejtuesit italianë duhet që të shpenzojnë 20 milionë Euro për teknikun aktual Masimiliano Alegri, i cili paguhet 7 milionë Euro në sezon, edhe ka kontratë deri në 2025.

Për 50-vjeçarin, alternativë është PSG, që prej vitesh ka shfaqur interesim për të.

Por Zidan nuk ka dëshirë që të marrë drejtimit e parizienëve, pasi nuk i pëlqen mënyra se si menaxhohet nga pronarët katariotë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share