Juventusi “kafshatë e lehtë” për Milanin

Milani ka dalë fitues nga ndeshja e derbit të Italisë.

Rosonerët kanë mposhtur Juventusin me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A.

Pas dy shtyllave në pjesën e parë, golin skuadra e Piolit e gjeti vetëm në fund të pjesës së parë.

Tomori shfrytëzoi një tollovi në zonë për të realizuar golin e parë në ndeshje.

Rezultatin e dyfishoi Brahim Diaz në minutën e 54-të pas një topi të vjedhur në mesin e fushës.

Me këtë fitore, Milani është në vendin e tretë në tabelë me 20 pikë, aq sa ka edhe Napoli e Atalanta por me një ndeshje më pak.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share