Arsenali nuk mundi të nxjer më shumë se një barazim me “Bavarezët”

2:2 ka përfunduar loja në “Emirates”.

Asnjëri, as Arsenal e as Bayern Munchen nuk arritën të triumfojnë në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League.

Ishin “Topçinjtë” që shënuan të parët përmes Bukayo Saka, në minutin e 12-të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por, nuk vonoi shumë dhe “bavarezët” i barazuan shifrat përmes Serge Gnabry, në minutin e 18-të.

Derisa epërsinë për 1:2 mysafirëve ua dha Harry Kane, në minutin e 32-të i cili realizoi nga pika e bardhë.

Skuadra e Mikel Artetas, nuk qëndroi duarkryq dhe arriti që ta nxjerr një barazim nga kjo sfidë.

Ishte minuti i 76-të, kur Leandro Trossard e vulosi rezultatin përfundimtar në 2:2.

Kështu dyja skuadrave iu mbetet ndeshja e kthimit në “Allianz Arena”, pas një jave, më 17 prill.

Fituesi i këtij takimi shkon në gjysmëfinale të Championsit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share