Juventus zyrtarizon Weah

Amerikani ka firmosur 1-kontratë 5-vjeçare, do te fitojë 2 milionë Euro në sezon

Juventusi ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Timothi Weah. Amerikani, djali i legjendës së Milanit, Xhorxh Weah, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 2 milionë Euro në një sezon.

Futbollisti 23-vjeçar u ble te Lille për shumën e 10.3 milionë Eurove. Në kontratë parashikohen edhe bonuse me vlerë 2.1 milionë Euro për arritjen e sukseseve të mundshme.

“Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Tim! Jam i lumtur që jam bardhezi dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti. Jam i paduruar që të luaj për ju e të fitojmë bashkë! Ju dua, shihemi së shpejti”!

Sulmuesi amerikan do të kërkojë që të fitojë trofe me klubin torinez, e të bëhet pjesë e historisë.

Kjo është blerja e dytë e “Zonjës së Vjetër” pas Arkadius Milik dhe rinovimit të Adrien Rabiot.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share