Juventus në prag të marrjes së Khephren Thuram

Juventus është shumë pranë arritjes së një tjetër lojtari me potencial në mesfushë. Khephren Thuram, djali i vogël i legjendës së futbollit Lilian Thuram, është në negociata me klubin italian.

Akordi është gjetur mes klubeve, dhe Juventus do të paguajë 25 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit. Thuram ka arritur akordin personal me klubin dhe pritet të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Kështu, pas transferimit të Douglas Luiz, Juventus po forcohet edhe më shumë në mesfushë. Bordi i “Zonjës së Vjetër” pret me interes për të ardhmen e Andre Rabiot, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë aventurën në Torino apo do të kërkojë një destinacion të ri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share