Juventus braktis skuadrat e La Liga, torinezët zbusin tensionet me UEFA-n

Juventus ul përfundimisht tensionet me UEFA-n. Me një njoftim për shtyp, bardhezinjtë kanë bërë të ditur se po i japin fund dëshirës për të marrë pjesë në Projektin e Superligës Europiane. Torinezët nuk janë më rebelë, teksa janë gati për tu përballur me pasojat që lejon rregullorja e ndërtuar nga klubet që morën iniciativën e këtij projekti.

“Pas njoftimit të datës 6 qershor, me të cilin Juventus njoftoi se kishte filluar një diskutim me Real Madridin dhe Barcelonan, në lidhje me vendimin e propozuar të klubit tonë për të dalë nga Projekti i Superligës, Juventus konfirmon se ka nisur procedurën e daljes nga projekti i sipërpërmendur, duke kujtuar zbatimin e dispozitave kontraktuale në fuqi, me pëlqimin e Realit dhe Barcelonës, por edhe të klubeve të tjera”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e klubit të Juventusit.

Lëvizje që konsiderohet si favorite për të ardhmen e klubit italian. Juventus shpreson që UEFA të zbusë dënimin dhe ta përjashtojë nga Europa në vetëm një sezon, me bardhezinjtë të cilët do humbisnin biletën për në grupet e Conference League. Ndërkaq, tashmë mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e UEFA-s. Organi qeverisës i futbollit Europian pritet ta pezullojë klubin nga kompeticionet e saj për shkak të manipulimeve financiare, pasi deri më tani janë mjaftuar me një gjobë. Superliga Europiane lindi si ide për të mos u varur aspak nga UEFA. Pjesë të saj u bënë klube angleze, italiane dhe spanjolle, të cilat mbeten ende besnik të projektit. Superliga u projektua se do ishte garë mes Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Liverpool, Milan, Inter, Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid dhe Juventus.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share