Pas zgjedhjes për prokuror të djalit të Talat Xhaferit dhe gruas së shefit të Prokurorisë për ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit, kryeprokurori republikan Lubomir Joveski tha se këtyre njerëzve duhet t’u jepet një shans.
”Unë absolutisht nuk shoh asnjë arsye që të hapen dyshime për këta njerëz të ri, këtyre njerëzve duhet t’u jepet shans. Këta njerëz kanë mbaruar arsimim adekuat dhe i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore që të mundet në procedurë adekuate të zgjidhen për gjyqtarë dhe prokurorë publik”, tha Joveski.