Joveski: Duhet të sigurohen dëshmi për procedurën disiplinore të Ruskovskës

ËSHTË SHPALL KONKURS PËR SHEF TË RI TË PROKURORISË SË NDJEKJES SË KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

Kryeprokurori shtetëror, Lubomir Joveski sot duke komentuar rastin me suspendimin e shefes së Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, para fillimit të tryezës së rrumbullakët “Preventim dhe ndjekje e korrupsionit në gjyqësor, tha se për procedurën disiplinore për Ruskovskën duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe për to të deklarohen prokurorët e përfshirë me procedurës.

“Komisioni për përgjegjësi disiplinore ka shqyrtuar propozimin për ngritjen e procedurën disiplinore dhe sa jam i informuan për atë propozim ka sjell vendim për ngritjen e procedurës disiplinore. Më tej e dini, në vet procedurën duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe duhet të deklarohen prokurorët publik për të cilët zhvillohet kjo procedurë”, deklaroi Lubomir Joveski, Kryeprokurori Shtetëror.

Ndërkohë, në lidhje me pretendimet e Ruskovskës se katër vite nuk është kryer mbikëqyrje e punës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Joveski tha se kohë të gjatë nuk është kryer mbikëqyrje në këtë prokurori dhe të tjera, për shkak të situatës me Covid – 19.

“Po, në këtë periudhë është realizuar mbikëqyrje në prokurori të caktuara, por vetëm aty ku e ka kërkuar nevoja”, deklaroi Lubomir Joveski, Kryeprokurori Shtetëror.

Nga ana tjetër, Këshilli i Prokurorëve Publik dje ka publikuar shpallje për shef të ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi në nëntor i përfundon mandati Ruskovskës. Shefi i ri i kësaj prokurorie, për herë të parë do të zgjedhet me votimin e gjithë prokurorëve në shtet, gjë që do të realizohet më 31 tetor.

Kujtjmë se, Joveski, në bazë të nenit 81 nga Ligji për prokurori publike, më 16 gusht miratoi vendim për largim nga funksioni i shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska përderisa zgjat procedura penale e ngritur pas kallëzimit penal nga Arafat Muaremi për bastisjen më 18 korrik në Drejtorinë për Polici Financiare. Në lidhje ,e këtë vendim, Ruskovska dorëzoi ankesë në Këshillin e Prokurorëve, por këshilli ia hodhi poshtë ankesën./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share