Boksieri Anthony Joshua e ka mposhtur Jermaine Franklinin, në kuadër të peshave të rënda.
Britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke hapur rrugën për të boksuar sërish për titullin e botës.
Për Joshuan kjo është fitorja e parë, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga boksieri ukrainas Oleksandr Usyk. /Klankosova.tv.