Bayern Munchen monitoron Xabi Alonso

Me rinovimin që Real Madrid bëri me trajnerin Karlo Ançeloti, një nga zhvillimet e Bundesligës, Bayern Munchen e ka rrugën e hapur për të arritur një akord me një nga trajnerët që ka befasuar në këtë sezon Bundesligën.

Xabi Alonso e mbylli me mjaft sukses vitin 2023 me Bajer Leverkusenin e tij, që gjendet e para në renditje. Skuadra e tij është e pamposhtur në të gjitha kompeticionet.

Vetë spanjolli nuk do t’i thoshe jo kalimit te rekordmenët bavarezë, ekip ku ai ka luajtur më parë. Sipas mediave gjermane tri janë klubet ku 42-vjeçari do të ishte gati që të vazhdonte karrierën e tij. Përveç bavarezëve, edhe Reali, si edhe Liverpuli.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të kuqtë” vazhdojnë që t’i besojnë teknikut Jurgen Klop projektin e tyre edhe për të ardhmen. I vetmi që nuk e ka pozicionin e sigurt është tekniku i bavarezëve, Tomas Tuchel.

Drejtuesit janë duke menduar që të gjejnë një akord që Xabi Alonso ta marrë drejtimin në 2024. Tuchel mund të shpëtojë vendin e tij, vetëm nëse udhëheq Bajernin drejt fitimit të Ligës së Kampioneve.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share