Jonuzi: Ne dolëm të mëdhenj në këtë Europian, sepse i treguam botës dhe Europës se si përkrahet Kombëtarja Shqiptare

Në një deklaratë të dhënë nga Afrim Jonuzi, në lidhje direkte nga Dysseldorfin për emisionin Euro Klan, tha që tifozët shqiptarë treguan një përkrahje të madhe ndaj Kombëtares së Shqipërisë gjatë ndeshjes ndaj Spanjës në Kampionatin Europian.

Stadioni në Dysseldorfit u mbush deri në 80% me shqiptarë, ndërsa shumë prej tyre u munduan të afroheshin sa më shumë te stadiumi për të parë kombëtaren. Edhe pse rezultati i lojës nuk ishte i favorshëm për Shqipërinë, tifozët qëndruan deri në fund përkrahës ndaj kombëtares.

“Sot ka pasur një përkrahje të madhe nga të gjtihë tifozët , një përkrahje e cila vshi të gjithë Dysseldorfin kuq e zi, diku sipas autoriteteve gjermane treguan se stadioni ka qenë i mbushur deri diiku 80 për qind me shqiptarë.
Ne u munduam të shkonim sa më afër stadiumit por atje ishte një barrikadë që nuk lejonte që tifozët që nuk kanë bilet që të afrohen.
Besoni se diku tek 20 mijë tifozë janë kthyer mbrapa që kishin dëshirë të jenë afër stadionit për ta parë kombëtaren.
Edhe pse rezultati i lojës sonte i kombëtres sonë ndaj Spanjës na mërziti pak, megjithatë ne erdhëm të vegjël në këtë europian por po dalim të mëdhenj për shkak se po i tregojmë bëtoës dhe Europës se si përkrahet kombëtarja.
Mund të themi që të gjithë fansat e kombëtareve tjera na i kanë dhënë dorën se si e kemi përkrahur kombëtaren edhe në humbje, edhe në barazim, por edhe në fitore, ka qenë përkrahja e njejtë. Është hera e dytë që ne marrim pjesë në një kampionat në një eveniment të tillë dhe shpresojmë që herave tjera do të jemi dhe më të fuqishëm, dhe më të zjartë”, tha Jonuzi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share