Joker 2, foto e parë e Lady Gaga

Publikohet skena e puthjes, mes Harley Quinn dhe Arthur Fleck

“Joker: Folie à Deux” vjen me Joaquin Phillips duke u transformuar edhe një herë në Arthur Fleck, një rol historik në karrierën e tij. Paraqitja e Lady Gaga-s në vazhdimin e shumëpritur të filmit të suksesshëm të 2019-ës ka bërë që shtypi huaj  të kërkojë qoftë edhe një foto të saj si Harley Quinn.

Me rastin e festës së të dashuruarve, regjisori i filmit, Todd Phillips u bëri një nder fansave të filmave “Joker” dhe publikoi për herë të parë një foto të Lady Gaga-s nga filmi. Përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, Phillips i jep pamjen e parë Harley Quinn-it të ri të Lady Gaga-s.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Klipi vjen nga një skenë puthjeje mes personazheve të Gaga-s dhe Phoenix-it. Në muajin Gusht, këngëtarja konfirmoi pjesëmarrjen e saj në filmin e ri përmes një postimi që bëri në rrjetet sociale. Ishte promoja e parë nga ‘Joker: Folie à Deux’ dhe konfirmoi se ajo do të jetë përkrah Joaquin Phoenix.

Duke folur për Harley Quinn-in e ri, Margot Robbie, e cila luajti Lady Gaga u shpreh  se Harley të ishte ai rol që u shkon aktorëve të mëdhenj. Si me Batmanin dhe Makbethin. Premiera e filmit të shumëritur do të mbahet më 4 Tetor 2024.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share