Jep dorëheqje drejtor i Ndërmarrjes për Transport Publik – Shkup

Drejtori i Ndërmarrjes për Transport Publik – Shkup Filip Vasilevski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij pasi siç thotë ai nuk ka mbështetje nga qyteti dhe komunikim normal me kryetaren Danela Arsovska dhe drejtorin e përgjithshëm Aleksandar Stojkovski.

Si një person që i ka kushtuar gjithë jetën punës dhe që ka integritet në punën e tij, dhe si një person që në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore në punën e NQP Tours arriti rezultate të jashtëzakonshme me ekipin tim, dua të them se unë jam i kënaqur me atë që kemi arritur me përpjekjet tona dhe me burimet që kishim në dispozicion. 

Për një periudhë 6 mujore arritëm të rrisim disa herë të ardhurat në sektorin e transportit dhe turizmit, si dhe të sigurojmë një rritje lineare të pagave për të gjithë punonjësit, deklaroi Stojkovski./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share