Festivali i Kanës është një nga ngjarjet më madhështore të vitit, ku të famshmit sjellin tendenca të reja, fustanet e mbrëmjeve fëfshërijnë gjatë parakalimit në tapetin e kuq dhe të gjithë kurohen deri në detaj.
Por për aktoren Jennifer Lawrence ajo që ka pasur më shumë rëndësi është rehatia. Në mbrëmjen e 21 Majit, e veshur me një fustan të kuq deri në fund të këmbëve nga Dior, me dekolte dhe rripa të hollë, një varëse me diamantë nga Tiffany dhe unazën e saj të fejesës, Lawrence shkëlqente.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin shapkat e saj me gisht të cilat u dalluan vetëm për një moment, kur aktorja ngriti paksa pjesën e përparme të fustanit për të zbritur shkallët. Jo vetëm që Lawrence u kujtoi të gjithëve sa e rëndësishme është rehatia, pavarësisht se ku ndodhesh por kjo ishte edhe një lëvizje e zgjuar nga ana e aktores.
Ajo njihet për ‘ngathtësinë’ e saj në evente të ndryshme çmimesh ku shpesh është penguar ndërsa ngjitej në skenë dhe mesa duket, kësaj here ia ka dalë të qëndrojë larg incidenteve./tvklan.al