“Jemi të vetmit në terren” – Bilall Kasami: Bindja e votuesit shqiptar kundër BDI-së

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Lëvizja Besa, sipas Bilall Kasamit, do të dalë shumë më e fortë dhe do të arrijë të grumbullojë rreth vetes dhe koalicionit opozitar shumicën e votuesëve opozitarë dhe qytetarët e orientuar kundër qeverisjes së BDI-së. Kasami theksoi se për momentin janë partia e vetme në terren, që ka arritur të kryejë ristrukturimet e forumeve partiake, përfshirë këtu edhe strukturat në diasporë.

“Ne jemi të vetmit që po përmbylli strukturimet në të gjitha zonat ku jetojnë shqiptarët. Gjithë këto veprime neve na japin garanca se edhe përkundër tentimeve, si në situatat tjera me sondazhe të blera, të cilat jo që nuk masin opinionin, por tentojnë të krijojnë opinion publik, nuk do ta kenë atë mundësi që ta ndryshojnë bindjen e votuesve shqiptarë”, deklaroi Kasami./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share