Mbrëmja e sotme në “Zemër Luana” ka qenë një natë e dedikuar festës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Një ndër çiftet e ftuar ka qenë Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije. Një dënim për të gjithë të ftuarit ka qenë: Telefononi vjehrrin/ën tuaj dhe thojini diçka për partnerin/en që nuk ia keni thënë kurrë më parë.
Shpati ka vendosur të telefonojë vjehrrën e tij dhe t’i japë një lajm. Ai i ka thënë se Selvija është shtatzënë dhe janë në pritje të binjakëve. Ajo i ka uruar dhe ka pyetur kur dhe si ka ndodhur, por Shpati ka vazhduar më tej shakanë duke thënë: “Doktori është shumë i lumtur”, duke shkaktuar edhe të qeshura në skenë. Sigurisht ky ishte një lajm i madh, ama ka qenë thjesht një rreng./tvklan.al