Me rastin e Ditës Botërore të Menopauzës, 18 tetori , e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë fazë të jetës dhe të promovojë ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së grave, me këtë rast, Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, do të organizojë javën e ekzaminimeve dhe konsultave falas për pacientët në menopauzë, në periudhën prej 17 deri më 21 tetor, nga ora 14 deri në 20:00.
- E hënë (17.10) – as.dr Daniel Milkovski
- E martë (18.10) – doc.dr Aneta Sima
- E mërkurë (19.10) – as.dr. Dimitar Kalçovski
- E enjte (20.10) – as.dr. Natasha Ilieva
- E premte (21.10) – as.dr. Eva Sozovska Belçovska
Qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i pacienteve, për t’u shpjeguar gjithçka që do të donin të dinin për këtë gjendje, të marrin këshilla dhe të drejtohen për kontrolle të mëtejshme dhe ngjashëm etj.
Çdo vit, kjo ditë festohet në mënyra të ndryshme në mbarë botën – me ligjërata, tribuna, konsultime, kontrolla parandaluese dhe shoqëri.