KIMOVSKA: PUNDHËNËSIT TË MUNDËSOJNË QË NËNAT T’I USHQEJNË FËMIJËT ME GJIDHËNIE
Nëna duhet që gjithmonë dhe kudo fëmijën e tij ta ushqej me gjidhënie, kështu tha sot mjekja Mimi Kimovska Hristov nga Instituti i Gjidhënies.
“Është ilaç, është ushqim i pakrahasueshëm me asnjë formulë adaptuese. Është ilaç për fëmijët në botë. Ajo që duhet të bëhet te ne është ngritja e ndërgjegjes mjaftueshëm te të gjithë punëdhënësit, që të mundësohet gjidhënia e pandërprerë e gjidhënies së fëmijës nga nëna e tij” – tha Mimi Kimovska Hristov.
Nga këtu apeluan deri tek të gjithë punëdhënesit t’ju mundësojnë nënave që të ushqejnë pa ndërprerje me gjidhënie fëmijet e tyre. Sipas tyre, vendi duhet që ta zmadhojë trendin, ta mbajë atë që ka qenë deri në vitin 2015, ku realisht kishte rritje, kurse tani sërish rritje por larg targetit që pritet deri në 45 për qind”. Maqedonia regjistron rritje në krahasim me 10 vjetët e kaluara, 24 në 27,4 për qind, por targeti nuk është arritur. /KlanMacedonia/