Java e fëmijëve, si ka ndikuar pandemia te më të vegjlit | Emisioni Happy Day

Përfaqësuesja e ambasadës për fëmijë Megjashi në Maqedoninë e Veriut Fatmire Hajdari ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit Happy Day në Klan Maqedoni.

Ajo foli për të drejtat e fëmijëve dhe për fëmijët gjatë kohës së pandemisë. Sipas saj pandemia ka ndikuar negativisht tek fëmijët nga ku u bë edhe shkak që bulingu online të jetë më prezent në mesin tonë në mesin e fëmijëve.

“Koha e pandemisë ka ndikuar negativisht si te fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Para asaj insistonim që fëmijët të rrinë larg telefonave ose rrjeteve atëherë u detyruan të jenë me telefona ose kompjutor, aty shfaqet dhe ndihet  dhuna e bashkëmoshatarëve është në rritje se përshkak sa je në shkollë mbaron procesi sa je në shkollë, kurse bulingu online është gjatë 24 orëve. Epse kemi punu një kohë të gjatë në atë aspekt dhe nuk është mjaft dhe të gjithë si shoqëri duhet të kyqemi”deklaroi përfaqësuesja e ambasadës për fëmijë Megjashi në Maqedoninë e Veriut Fatmire Hajdari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share