”Java e fëmijëve”: Çdo fëmijë meriton fëmijëri pa brenga!

KOVAÇEVSKI: INVESTOJMË NË KUSHTE MODERNE PËR ZHVILLIMIN E FËMIJËVE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizituan kopshtin e fëmijëve “Park”. Vizita u realizua me rastin e shënimit të Javës së Fëmijëve, e cila mbahet çdo vit në javën e parë të tetorit.

Java e parë e tetorit shënon “Javën e fëmijëve”. Kryeministri Kovaçevski i shoqëruar me Ministren për Punë dhe Politikë Sociale, vizituan çerdhen e fëmijëve “Parku” në Komunën Qendër.

“Çdo ditë, çdo javë të vitit duhet të udhëheqemi nga parimet e mbrojtjes së të drejtave dhe interesat e fëmijëve siç parashikohen nga ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve. Konventa për të drejtat e fëmijëve të Kombëve të Bashkuara si dhe  gjithë regulloret e brendëshme dhe ndërkombëtare që i referohen të drejtave të fëmijëve” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ministrja Trençevska theksoi se kujdesi për fëmijët dhe investimi në mbrojtjen e fëmijëve janë prioritet i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Sepse të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta  dhe të gjithë fëmijëve duhet të ju ofrohet mbështetje dhe mundësi të barabarta për rritjen dhe zhvillimin e tyre në mënyrë të duhur” – deklaroi Trençevska.

Ky vit shënon, 45 vjetorin e hapjes së çerdhes së famijëve “Parku”. Gjatë javës së fëmijëve nga 2 deri më 9 tetor do të mbahen aktivitete të ndryshme me mjete të Qeverisë. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share