Jasir Asani ka shënuar 3 gola në kampionatin e Koresë së Jugut para se të niste grumbullimin me Kombëtaren. Risia e Sylvinho te Kuqezinjtë ishte i papërmbajtshëm në suksesin 5 – 0 të Gwangju ndaj Incheon United.
Asani i cili u transferua këtë vit në Korenë e Jugut hapi serinë e golave pas 9 minutash lojë dhe ishte po ai që e mbylli në të 69’ dhe të 72’. Jasir Asani la fushë në minutën e 77’.
Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar 4 gola në 4 takimet e para. Jasir Asani është aktivizuar në karrierën e tij edhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Suedisë dhe Hungarisë.
Tv Klan