Japonia shkakton befasinë e radhës në Botëror, mposht Gjermaninë me përmbysje të rezultatit

Japonia ka shënuar fitore të madhe me përmbyse të rezultatit ndaj Gjermanisë.

Ndeshja e parë në Grupin E, u mbyll me rezultat 1-2 në të mirë të japonezëve, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë i takoi totalisht gjermanëve, të cilët e mbyllën me epërsi 1-0, me golin e Ilkay Gundogan nga penaltia në minutën e 33-të.

Në 15 minutat e fundit të ndeshjes ndodhi rikthimi i madh i Japonisë.

Fillimisht shënoi Ritsu Doan në minutën e 75-të, ndërsa golin e përmbysjes së madhe e realizoi Takuma Asano në minutën e 83-të të ndeshjes, për t’i dhënë fitoren Kombëtares së tij.

Ndeshja tjetër këtij grupi zhvillohet me fillim nga ora 15:00, ku Spanja do të përballet me Kostarikën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share