Japonia dhuron 65,801 euro për Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive

Më 15 shtator, Ambasadori i Japonisë, Sh.T. Hironori Sawada ishte pjesëmarrës në ceremoninë e dorëzimit të përfundimit me sukses të GGP projektit në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup. Ngjarja u organizua nga drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, znj. Mirjana Pehçevska Pop-Ilieva, në shenjë mirënjohjeje për donacionin. 

Nëpërmjet të këtij projekti u finansua prokurimi i pajisjes për reciklimin e mbetjeve mjekësore dhe të dëmshme për Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup, në shumë të përgjithshme prej 65,801 EUR. 

“Gjatë vitit të kaluar, pajisja për reciklimin e mbetjeve mjekësore dhe të dëmshme mundësoi reciklimin e 1,3 ton të mbetjeve mjekësore të rrezikshme dhe helmuese. Nga këndvështrimi ekonomik, përdorimi i pajisjes i mundëson Klinikës kursim deri në 50% nga harxhimet për grumbullimin e mbeturinave.” – theksoi znj. Pehçevska Pop-Ilieva. 

“Me këtë donacion, Japonia ndihmoi të mbajë të sigurt 200 vetë të personelit, mbi 30,000 pacientë dhe mjedisin, nga materialet toksike të shkaktuara nga sëmundjet infektive, si COVID-19.” – tha Ambasadori Sawada. 

Nga viti 2021, COVID-19 konsiderohet nga shkaktarët primar të vdekjeve në Maqedoninë e Veriut, dhe Ambasadori Sawada ndjen kënaqësi që donacioni nga Japonia do të ndikojë që njerëzit në Maqednoninë e Veriut do të kenë kushte më të mira dhe më të sigurta në shëndetësi. 

Ambasadori Sawada gjithashtu diskutoi edhe për mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit me drejtoreshën e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup, znj. Mirjana Pehçevska Pop-Ilieva dhe drejtoreshën mjekësore të Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup, dr. Milena Stevanoviq. 

Nëpërmjet GGP-së, deri më tani, Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë totale prej më shumë se 3 milionë euro, veçanërisht në pajisje mjekësore, rinovime klinikash dhe ambulanca. Për më tepër, Japonia ka pajisur objektet e shëndetit publik me pajisje mjekësore në vlerë prej 813,000 euro gjatë dy viteve të fundit si një ndihmë urgjente për COVID-19, pjesë e Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruar në ilaçe për 100 pacientë me COVID-19. 

Nëpërmjet projekteve të Programit për Grante të Vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 73 shkolla dhe kopshte, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve komunale për 51 komuna, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Japonisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share