Japonezi Masaki Takahara përforcon sulmin e KF Gostivari

Klubi i futbollit Gostivari të sjell emra të ri në radhët e veta edhe pasi tani më kampionati në Ligën e parë ka filluar. Pas Remzifaik Selmanit i cili erdhi nga Partizani i Tiranës, Gostivari, ka sjell edhe futbollistin japonez Masaki Takahara. Futbollisti 27 vjeçar Takahara vjen nga skuadra gjermane Türkgücü nga Mynihu. Ai gjatë karrierës së tij deri më tani ka luajtur në kategoritë e ultë në Gjermani si dhe në Japoni dhe Spanjë.

Kujtojmë Gostivari në ndeshjen e xhiros së parë kampionatit  në transfertë pësoi 2-0 nga kampioni aktual Struga Trim Lum. Në xhiron e dytë që zhvillohet 13 gusht, Gostivari është nikoqir ekipit të Tikveshit nga Kavadari. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share