Janë zënë dhe janë bërë bllok? Lumbi B ironizon Elvana Gjatën: Se ajo është ‘divaaa’…

Një nga të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në spektaklin e saj “Zemër Luana” në Tv Klan këtë të diel ishte edhe reperi i famshëm Lumi B. Ky i fundit si gjithnjë edhe sonte ka qenë super energjik, shumë gallatë e pozitiv, por edhe ai nuk mundi të mos lëshonte ndonjë thumb drejt personazheve shqiptarë që nuk ishin në skenë.

Këtë herë ai irozinoi një prej bashkëpunëtoreve të tij dhe e kemi fjalën për Elvana Gjatën. Reperi u “gjet” përballë sfidës realizuar në një bar kafe të krijuar në studion e “Zemër Luana”, dedikuar hit-it të tij “Makiato”. Në këtë sfidë përfshiheshin miq e bashkëpuntorë të tij.

Teksa një nga pyetjet ishte për Elvana Gjatën, Lumi duke qeshur e nënqeshur tha një përgjigje po pikante e me një “thumb” dashur pa dashur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëse je në kafe me Elvana Gjatën dhe jeni duke pirë makiato, do sqaroheni se të ka bërë unfollow, bllok, ne nuk e dimë, ti ç’do i thuash nga skena e “Zemër Luana”?”, ishte kjo pyetja që iu drejtua reperit dhe ai u përgjigj duke dashur t’i shmanget pyetjes duke thënë se ndiqen, por nëpërmjet verifikimit rezultoi se nuk ndiqen vërtët dhe më pas ai tha se nuk e ka follow se Elvana është “divaaaa”, shprehi që nga publiku në skenë u kuptua si ironi për këngëtaren dhe me sa duket nuk kanë marrëdhënien që kanë patur dikur./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share