“Janë të dëshpëruar”, si po e përballojnë sirianët të ftohtin pas tërmetit

Inertet e godinave të shkatërruara dhe temperaturat e ulëta po e vështirësojnë punën kërkimore në Sirinë Perëndimore. Sipas CNN, në këtë zonë është shumë e vështirë të dërgohen ndihma humanitare.

Drejtori i Reagimit të Sirisë për “World Vision” Johan Mooij i tha CNN se ekipet e shpëtimit po punojnë për t’u siguruar të mbijetuarve strehim.

Dëmtimi i linjave të energjisë elektrike, sistemeve të ujit dhe kanalizimeve kanë shtuar problemet e mëdha në Siri. Bombardimet e vazhdueshme ajrore gjatë luftës civile në vend e kishin shkatërruar infrastrukturën dhe tani me tërmetin gjendja paraqitet kaotike.

Kushtet e motit të ftohtë në Turqi dhe Siri po pengojnë gjithashtu përpjekjet për ndihma në të dy anët e kufirit, duke vënë në rrezik jetën e të bllokuarve nën rrënoja, të cilët tashmë kanë kaluar ditë të tëra pa ushqim dhe ujë.

“Është shumë ftohtë dhe me shi e bie borë herë pas here. Është vërtet një situatë e tmerrshme. Kjo zonë është prekur nga kaq shumë fatkeqësi në dy vitet e fundit. Dhe ne flasim për luftën, flasim për zhvendosjen, Covid, kolera dhe tani tërmeti. Njerëzit janë të dëshpëruar”-tha Johan Mooij./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share