Janë hapur adresa elektronike për paraqitje të dhunës mes moshatarëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot i filloi konsultimet për krijimin e masave dhe plotësimin e mekanizmave ekzistues për detektimin dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve, ndryshimin e qasjes për punën me fëmijët me sjelljet asociale, për punën me familjet e tyre etj.

Është inicuar hapja e adresave elektronike ku të rinjtë, prindërit dhe qytetarët do të mund të paraesin dhunën mes moshatarëve: [email protected] dhe [email protected] .

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot në konferencë për shtyp kumtoi se adresat tasjmë janë aktive dhe paralajmëroi se do të veprohet pas secilës paraqitje.

“Me iniciativën time, sot diskutuam me disa profesorë akademikë dhe ekspertë nga fusha e pedagogjisë, psikologjisë, sociologjisë, shkencave të sigurisë, me qëllim për të diskutuar se çfarë është ajo që mund të integrojmë në sistemin tonë arsimor, për të parandaluar ngjarje të padëshiruara sikurse që ndodhën në Serbinë fqinje. Kjo është sfidë serioze për të gjithë ne, kemi pasur diskutim të frytshëm dhe të gjithë jemi dakord që ndryshimet duhet të ndodhin, sepse koha e re ndryshon dinamikën e jetës, ndryshonë trendet, ndryshon sjellja e të rinjve. “Këto sfida kërkojnë përgjigje të duhur”, theksoi Shaqiri.

Nëse shihet nevoja, siç tha Shaqiri, do të bëhen edhe ndryshime ligjore në sistemin e arsimit.

Theksoi se në kuadër të mekanizmave ekzistues për përballje me dhunën mes moshatarëve dhe sjelljeve devijuese të fëmijëve dhe të të rinjve, veprojnë shërbimet profesionale në shkolla, shërbimi pedagogjik dhe Inspektorati arsimor, ndërsa MASH-i bashkëpunon me MPB-në.

Procesi i krijimit të masave për përforcimin e sistemit edukativo-arsimor për përballimin e dhunës do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të përfshijë më shumë institucione dhe individë. Për përfshirjen e të gjitha Ministrive përkatëse, do të pasojnë takime me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas sociologes Tatjana Stojanoska Ivanova, nevojitet angazhim nga secili në mënyrë që të ndërtohet strategji e vërtetë prë luftë kundër dhunës mes moshatarëve.

Tek nes, thotë Stojanoska-Ivanova, ende është tabu temë të kërkohet ndihmë psikologjike.

“Si sociologe së bashku me kolegët bëjmë hulumtim. Nuk jemi të vetëdijshëm se çka po ndodhë në terren. Frika dhe tradicionalizmi dhe frika se nëse kërkoj ndihmë, do të shenjohem. Të mos i stigmatizojmë tashmë. Patëm shembuk ku prindi thotë – fëmija im nuk është lëndë, ndërkaq e dimë se çfarë pasoja ka fëmija. Përse? Sepse, thotë, kush nesër do të martohet me të. T’i tejkalojmë ato tabu dhe stereotipe. Gjithsesi nevojitet kohë, asgjë nuk bëhet brenda natës”, thotë Stojanoska-Ivanova.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share