Janë gjetur rreth 300 bimë narkotike të mbjellura në Bjeshkët e Roshkodolit të Deçanit

Katër sera me të mbjellura me bimë të dyshuara narkotike, të llojin marihuanë, janë gjetur në Bjeshkën e Roshkodolit të komunës së Deçanit.

Këto bimë supozohet se janë djegur nga persona ende të panjohur. Nga vendi i ngjarjes janë marrë prova materiale, mostra të bimëve narkotike, një armë AK-47 me 32 copë fishekë dhe një fishek i kalibrit për armë të gjuetisë.

Dyshohet që aty kanë qenë të mbjellura rreth 300 bimë, me gjatësi nga një deri në dy metra.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share