Jane Fonda shërohet nga kanceri

Aktorja hollivudiane ka zbuluar se mjeku i saj i ka ndaluar kimioterapinë duke e cilësuar këtë lajm si dhuratën më të bukur

Aktorja Jane Fonda, e cila mbush 85 vjeç ka marrë një dhuratë për ditëlindje teksa mjeku i saj ka njoftuar se kanceri ka nisur të zhduket dhe se ajo do të ndalojë trajtimin me kimioterapi.

Fonda zbuloi në Shtator se po i nënshtrohej kimioterapisë për atë që ajo tha se ishte një formë e trajtueshme e limfomës jo-Hodgkin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ndihem kaq e bekuar, kaq me fat. Falenderoj të gjithë ju që u lutët dhe dërguat mendime të mira. Jam e bindur që luajti një rol në lajmin e mirë”, shkroi Fonda në Instagram.

Ajo e quajti atë “dhurata më e mirë e ditëlindjes “. Sipas aktores së njohur, katër seancat e saj të para të kimioterapisë ishin “mjaft të lehta”, por trajtimi i saj më i fundit ishte “i ashpër” dhe zgjati për dy javë, duke e bërë të vështirë realizimin e shumë gjërave.

Fonda, e cila më parë u zotua të mos lejonte që diagnoza e saj “të ndërhynte në punën e saj si aktiviste” u shpreh se efektet anësore të trajtimit të saj u zhdukën pikërisht në kohën që ajo të merrte pjesë në një tubim në Washington.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, limfoma jo-Hodgkin është një nga kanceret më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, dhe zë rreth 4 për qind të kancereve. Fonda ka punuar në film dhe televizion për më shumë se gjashtë dekada, duke fituar Oscar për rolet në filmin “Klute” të vitit 1971 dhe “Coming Home” të vitit 1978. Këtë vit, ajo luajti në sezonin e fundit të komedisë së Netflix “Grace and Frankie”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share