James Corden vendos në shitje shtëpinë

Moderatori i njohur planifikon të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar

James Corden ka nxjerrë në shitje shtëpinë  e tij në Los Anxhelos, që besohet të ketë një vlerë prej afro 10 milionë Dollarësh.

44-vjeçari ka në plan të lërë SHBA për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike kjo ishte dhe një ndër asryet pse ai vendosi t’i jepte fund moderimit të shfaqjes së suksesshme “The Late, Late Show”, e cila do të zgjasë deri në pranverë, megjithëse nuk është caktuar një datë fikse.

Corden bleu shtëpinë për 9.7 milionë Dollarë në Dhjetor 2017, pasi kishte jetuar më parë në një shtëpi të marrë me qira së bashku me bashkëshorten e tij Julia dhe tre fëmijët e tyre, Carey, Charlotte dhe Max.

Lajmi për shitjen e shtëpisë vjen pasi James u kritikua pas sjelljes jo të hijshme që pati këtë javë ndaj stafit të një restoranti në Nju Jork duke bërë që ai të detyrohej të kërkonte falje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share