“Jam e dashuruar”- Melinda Ademi konfirmon lidhjen e dashurisë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Melinda Ademi ka hapur zemrën për herë të parë duke zbuluar detaje të reja nga jeta e saj private.

Gjatë një interviste në emisionin “The Elite Way”, Melinda ka treguar se është në një lidhje dashurie dhe është shumë e lumtur.

“Jam e dashuruar dhe jam në një lidhje. Nuk po ju tregoj me kë. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, tha këngëtarja duke mbajtur sekret emrin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.

Pas deklaratës këngëtarja i bëri zemrën me duar të dashurit të saj, duke treguar se sa shumë e dashuruar është.

Fansat e Melindës janë bërë shumë kuriozë për të zbuluar identitetin e partnerit të këngëtares, ndërsa nuk dihet nëse i dashuri i saj është personazh i botës së ekranit apo jo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share