Kryebashkiaku i Karposhit, Stevço Jakimovski, sërish ka deklaruar se do ta braktis Bashkësinë e Njësive të Vetqeverisjes Lokale (BNJVL) nëse Kryetari I saj, Orce Gjorgjievski, nuk ndërmerr hapa për të arritur mirëkuptim me ministrat, pasi sipas tij, po bëhet presion ndaj Komunës. Jakimovski thotë se me Gjorgjievskin do të takohet të hënën. \
Gjatë një deklarate për mediat, Jakimovski tha se pohimet e tij për braktisje të BNJVL-së, nuk janë marrë seriozisht.
“BNJVL është një komitet i rëndomtë partiak I VMRO-DPMNE-së dhe s`ka lidhje me idetë dhe zhvillimin e pushtetit lokal. Kjo tregon se Orce Gjorgjievski është një figurë në krye të BNJVL-së, kurse gjithë politikën e krijon partia e tij dhe përbërja e Këshillit Ekzekutiv dhe Mbikqyrës të BNJVL-së, të krijuar nga Hristijan Mickoski. Kjo paraqet një arsye më tepër, për të thënë ose do ta korigjojnë sjelljen e tyre ose do ta braktisim BNJVL-në. Për shkak se me pamflete të këtilla ofenduese që I shkruajnë ve, vetëm dëshmojnë se nuk e kanë kuptuar mesazhin”, deklaroi Jakimovski. /tvklan.mk