Trazira në Jenin pas operacionit anti-terror
Të paktën 7 militantë palestinezë humbën jetën gjatë një operacioni anti-terror të ushtrisë izraelite në Jenin, një ndërhyrje që shkaktoi protesta dhe trazira gjatë natës në qytetin verior palestinez të Bregut Perëndimor.
Forcat speciale të ushtrisë izraelite ndërhynë në kampin e refugjatëve të Jeninin, aty ky shërbimet izraelite të zbulimit kishin të dhëna se një grup terroristësh po përgatisnin sulme në territorin e Izraelit.
Brigadat e Jeninit janë grupi që ishte në shenjestër të operacioneve izraelite, një njësi e përbërë nga militantë si të Hamasit ashtu edhe të Xhihadit Islamik.
Kohët e fundit, Jenini dhe militantët në Bregun Perëndimor kanë qenë më tepër në qendër të vëmendjes së autorieteve izraelite për shkak të rritjes së aktivitetit të tyre terroritst.
Megjithatë, ministri i Jashtëm izraelit tha se ky operacion nuk do të shtrihet përtej qytetit ashtu siç ka ndodhur javët e fundit.
Tv Klan