Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti i Demokracisë së Izraelit, shumica e izraelitëve, rreth 56 për qind, mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse për lirimin e të gjithë robërve në këmbim të përfundimit të luftës dhe një tërheqjeje të plotë të trupave izraelite nga Gaza.
Në lidhje me veriun, 42 për qind e izraelitëve mbështesin një zgjidhje politike me Hezbollahun në kufirin libanez, krahasuar me 38 për qind që kërkojnë një zgjidhje ushtarake. Një pjesë e anketuarve 10 për qind thonë se është e saktë të vazhdojë lufta në kufirin verior në formën e tanishme, ndërsa 10 për qind thonë se nuk kanë asnjë mendim për këtë çështje.
Gjithashtu, ndër dallimet brenda koalicionit qeveritar, 44 për qind e izraelitëve thonë se tensionet mes partive ultra-ortodokse dhe partive të tjera janë arsyeja kryesore që mund të çojë në rënien e qeverisë.