Izraeli vijon përplasjen me Hezbollahun

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit tashmë rrezikon seriozisht të përhapet në rajon. Raketat e Hezbollahut, militantëve aletatë nga Libani të Hamasit ranë si breshëri në veri të Izraelit në orët e para të kësaj të shtune.

Rreth 40 raketa ranë në qytetet veriore izraelite të Meronit, Metulës dhe Margaliotit, por pas shkaktuar viktima apo dëme të mëdha. Nuk vonoi kundërpërgjigjja izraelite me sulme me dronë ndaj disa bazave të Hezbollahut në jug të Libanit.

Sulmet vijnë menjëherë pas paralajmërimit që bëri të premten, kreu i militantëve libanezë Hasan Nasrallah që tha se Izraeli do të përballet me më shumë sulme nga organizata e tij, si hakmarrje për vrasjen e njërit prej nënkryetarëve të Hamasit më herët gjatë kësaj jave, gjatë një sulmi izraelit në periferinë jugore të Bejrutit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant tha pas shtimit të tensioneve se koha e zgjidhjeve dipomatike me Hezbollahun po mbaron. Këtë fundjavë, Sekretari Amerikan i Shtetit Entoni Blinken nisi një tjetër vizitë në rajon duke u ndalur së pari në Ankara në një takim me homologun turk.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share