Izraeli transferon inkubatorë për foshnjat në spitalin në Gaza

Ushtria izraelite ka thënë se është “në proces” të transferimit të inkubatorëve nga një spital në Izrael në Gaza.

Masa mund të jetë për të lehtësuar evakuimin e foshnjave të porsalindura nga spitali më i madh i Gazës, raporton Sky News.

Al-Shifa ka mbetur pa karburant dhe ka ditë të tëra pa energji elektrike dhe ujë, ndërsa aty pranë kanë vazhduar të shtënat me armë zjarri dhe bombat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të udhëhequr nga Hamasi, Ashraf al Qidra tha se 32 pacientë kishin vdekur në tre ditët e fundit, duke përfshirë tre foshnja të porsalindura.

Presidenti amerikan Joe Biden i tha Izraelit mbrëmë vonë se objekti duhet të mbrohet.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) postuan një imazh të një ushtari që shkarkonte inkubatorët nga një furgon këtë mëngjes.

IDF ka thënë më parë se do të ndihmonte në lehtësimin e transferimit të foshnjave nga spitali, por nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me planin apo se ku do të zhvendosen./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share