Izraeli jep tjetër afat për evakuimin e palestinezëve, shkon në mbi 3600 numri i viktimave nga konflikti

Në pritje të urdhrit për nisjen e ofensivës tokësore, Izraeli u ka dhënë sërish disa orë afat palestinezëve që të largohen në jug të Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit bëri të ditur se dy rrugë tokësore nuk do të sulmoheshin në orët në vijim nga artileria me qëllim garantimin e evakuimit të cilvilëve palestinez.

Por ai akuzoi Hamasin që po pengon në mënyrë të qëllimshme civilët të largohen, teksa këtë pretendim e mbështeti edhe në disa pamje ku dallohet se një autokolonë me palestinezë që bllokohet nga disa militant. Organizata Botërore e Shëndetësisë dënoi urdhrin e evakuimit dhe thotë se detyrimi i pacientëve në spital për t’u zhvendosur do të ishte “një dënim me vdekje”.

Ndërkohë që teksa luftimet janë në ditën e 9 numri i viktimave nga të dyja palët ka mbërritur në mbi 3600, nga të cilët 1300 në radhët e izraelitëve dhe 2300 palestinezë. Autoritetet e Tel Avivit thanë se gjatë orëve të fundit kishin bombarduar një tunel në Gaza duke vrarë disa militantë dhe një komandant të Hamasit.

Situata nuk është aspak e qetë as në Izrael, teksa sirenat e alarmit kanë shoqëruar banorët gjatë gjithë natës. Ndërkohë që Hezbollah, grupi i armatosur libanez pro-iranian, mori përgjegjësinë këtë mëngjes për sulmin kundër një tanku izraelit në sektorin qendror ku u plagosën 3 ushtarë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share