Izraeli, sulme ndaj Hezbollahut në Bejrut

SHËNJESTËR NJË MILITANT I GRUPIT QË KISHTE NDIHMUAR HAMASIN

 Izraeli sërish vazhdoi me sulme ndaj Hezbollahut në Bejrut. Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një militant të grupit që kishte ndihmuar Hamasin

 Ushtria izraelite ka bombarduar kryeqytetin libanez, Bejrutin, për herë të dytë në më pak se një javë.

Të paktën katër persona mbetën të vrarë duke kërcënuar armëpushimin që u ra dakord me Hezbollahun katër muaj më parë.

Sulmi në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, erdhi pa paralajmërim dhe plagosi të paktën shtatë të tjerë. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kishte shënjestruar një anëtar të Hezbollahut, i cili kishte ndihmuar grupin palestinez Hamas të planifikonte një sulm të afërt kundër civilëve izraelitë.

Ai tha se sulmi ajror u krye “nën drejtimin e Shin Bet”, agjencia vendase e inteligjencës së vendit. Videot tregojnë pasojat e bombardimeve në Dahiyeh. Dëmtime pati edhe në tre katet e fundit të një ndërtese apartamentesh.

Presidenti i Libanit Joseph Aoun dënoi sulmin e fundit, duke e quajtur atë një “paralajmërim të rrezikshëm” të synimeve të Izraelit kundër vendit të tij. “Këmbëngulja e Izraelit në agresionin e tij kërkon më shumë përpjekje nga ne për t’iu drejtuar miqve të Libanit në mbarë botën dhe për t’i mbledhur ata në mbështetje të së drejtës sonë për sovranitet të plotë,” tha Aoun në një deklaratë. Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheik Naim Qassem, ka paralajmëruar se nëse sulmet e Izraelit ndaj Libanit vazhdojnë dhe nëse qeveria libaneze do të përdorë alternativa të tjera.

Ndërkaq Izraeli ka shpallur urdhra të reja evakuimi të detyruar për Rafah në Gazën jugore, pasi ushtria tha se planifikon të zgjerojë sulmin e saj në enklavë. Ushtria izraelite po kthehej për të “luftuar me forcë të madhe” në Rafah, një nga qytetet më të mëdha të Gazës dhe zonat përreth.

Javën e kaluar, agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara (OCHA) raportoi se 142,000 njerëz janë zhvendosur që kur Izraeli rinisi ofensivën në enklavë më 18 mars, duke thyer armëpushimin. Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka raportuar se më shumë se 900 njerëz janë vrarë që nga rifillimi i bombardimeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share