2 javë ndalim të luftës në këmbim të dhjetëra pengjeve
Izraeli po harton një propozim të ri për armëpushim drejtuar Hamasit. Mediat izraelite shkruajnë se plani është për 2 javë ndalim të luftimeve në Rripin e Gazës në këmbim të shkëmbimit të një dhjetëra pengjeve izraelitë me të burgosur palestinezë.
Plani është rishikim i propozimit të mëhershëm të kësaj jave, ku Izraeli propozoi 1 javë armëpushim në këmbim të lirimit të 40 të burgosurve izraelitë.
Megjithatë, organizata palestineze e hodhi poshtë pasi kërkonte fundin e luftës në Rripin e Gazës. Megjithatë sipas mediave, Hamasi duket më optimist për propozimin e ri që po hartohet.
Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet sërish këtë të Premte, për të bërë një tjetër përpjekje për të votuar një rezolutë ku bëhet thirrje për armëpushim, që u shty disa herë këtë javë pas refuzimit nga Shtetet e Bashkuara.
Shpresat janë të larta që Uashingtoni ta mbështesë këtë herë rezolutën pas shtimit në të, të thirrjes për krijimin e kushteve për armëpushim. Në draftin e mëparshëm, thirrja ishte për armëpushim të menjëhershëm, me të cilën SHBA nuk ishte dakord.
Tv Klan