Izraeli nis sulme në Siri pas goditjes me raketa

Sulmet vijnë mes tensioneve në xhaminë Al Aksa

Ushtria izraelite nisi sulme me artileri të rëndë në Siri pasi disa raketa u hodhën nga territori sirian drejt Izraelit verior, por asnjëra prej të cilave nuk shkaktoi dëme apo viktima. Shkëmbimet ndërkufitare ndërsa dhuna përshkallëzohet në fronte të shumta, duke përfshirë Gazën, Libanin, dhe Bregun Perëndimor.

Avionët izraelitë goditën objektivat ushtarake siriane në përgjigje të raketave të lëshuara drejt territorit të kontrolluar izraelit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Media shtetërore në Siri raportoi shpërthime në afërsi të kryeqytetit Damask pasi Izraeli deklaroi se forcat e tij vazhduan të godasin territorin sirian drejt Lartësive të Golanit. Nuk pati raportime për viktima.

Izraeli tha se sulmet me artileri dhe dron goditën një kompleks të ushtrisë siriane. Ushtria izraelite e sheh shtetin e Sirisë përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin brenda territorit të saj dhe nuk do të lejojë asnjë përpjekje për të shkelur sovranitetin izraelit”, tha Forcat e Mbrojtjes izraelite në një deklaratë.

Sirenat kishin rënë më herët pranë qyteteve në lartësitë e Golanit ndërsa raketat u lëshuan nga territori sirian. Vetëm tre nga raketat kaluan në territorin e kontrolluar mbrojtja ajrore. Mediat libaneze raportuan se Brigada Al-Quds  një krah i armatosur i Lëvizjes Xhihad Islamik Palestinez të mbështetur nga Irani pretendoi se qëndronte pas sulmeve.

Shkëmbimet ndërkufitare erdhën në mes të tensioneve në rritje midis Izraelit dhe grupeve palestineze pas bastisjeve të policisë izraelite në ditët e fundit në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, gjë që shkaktoi zemërim në të gjithë botën arabe.

Qindra palestinezë janë pëleshur me policinë javët e fundit brenda xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, duke rritur frikën për konflikte të mëtejshme me policinë izraelite. Jordania – ka paralajmëruar për pasoja katastrofike nëse policia sulmon xhaminë. Më shumë se 2,000 policë janë vendosur në Jerusalem kur dhjetëra mijëra hebrenj pritet të mblidhen në Murin Perëndimor në kompleksin Al-Aksa për Pashkën.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share