Mbi 100 izraelitë të vrarë, mijëra të plagosur nga mbi 5 mijë raketa të lëshuara
Izraeli po përballet me sulm masiv të befasishëm nga militantët e Hamasit. Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas raketave të lëshuara në seri nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit mëngjesin e së shtunës dhe rreth 1 mije persona kanë mbetur të plagosur.
Sulmi i paprecedente dhe i mirëorganizuar nga toka, deti dhe ajri paralizoi inteligjencën e sofistikuar izraelite duke e kapur në befasi. Militantë depërtuan brenda qyteteve kufitare izraelite duke vrarë civilë dhe ushtarë dhe marrë dhjetëra pengje.
Kryeministri Netanjahu në video mesazhin drejtuar kombit tha se ishin nën sulm të paprecedentë nga lufta që kishte filluar dhe premtoi hakmarrje të shpejtë.
Hakmarrja ndaj Hamasit nuk vonoi. Një breshëri raketash goditën pozicionet e dyshuara të Hamasit në Gaza duke lënë pas të paktën 200 viktima dhe qindra të plagosur.
Grupi që drejton enklavën e rrethuar tha se operacioni i tij ishte në përgjigje të përdhosjes së xhamisë Al-Aksa dhe rritjes së dhunës së pushtuesve.
Ata deklarojnë se kanë kapur dhjetëra robër, civilë dhe ushtarakë të lartë izraelitë. Zëvendës shefi i Hamasit i tha Al Jazeera-s, se ata synojnë që përmes pengjeve të kapur të lirojnë të gjithë palestinezët e burgosur në Izrael. Ata paralajmëruan se sa më gjatë të vazhdojnë luftimet, aq më i lartë do të jetë numri i të pengjeve.
Analistët ndërkombëtare thonë se orët dramatike që po jeton Lindja e Mesme do të ndryshojnë lojën në rajon dhe do të ndryshojnë shumë nga llogaritjet strategjike ushtarake dhe politike të palestinezëve dhe izraelitëve, si dhe të shumicës së vendeve të përfshira në këtë rajon.
Klan News