Ushtria izraelite thotë se ka marrë kontrollin e zonës strategjike më të rëndësishme përgjatë kufirit Gaza-Egjipt të njohur si Korridori Filadelfi, që do të thotë se tani kontrollon të gjithë kufirin tokësor të Gazës.
Kufiri me Egjiptin përgjatë skajit jugor ishte i vetmi kufi tokësor i Rripit të Gazës që Izraeli nuk e kishte kontrolluar drejtpërdrejt. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se rreth 20 tunele të përdorura nga Hamasi për të kontrabanduar armë në Gaza ishin gjetur brenda zonës.
Sipas medias egjiptiane Izraeli po përpiqet të justifikojë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Izraeli ka këmbëngulur se duhet të marrë Rafahun për të arritur fitoren në luftën e shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në vend më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 252 të tjerë u morën peng.